
FSK realizon trajnim me Forcat e Armatosura Turke
Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin për HAR-66.
Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke është realizuar me sukses ky trajnim – njofton FSK.
“Ky trajnim është realizuar në dy Regjimentet e Forcave Tokësore, me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.” – thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje, thuhet se bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.” – thuhet tutje në njoftim.
Kjo për të qenë gjithnjë e më të gatshëm, për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj.