FSK, Foto: Armend Mehaj, Facebook

FSK realizon me sukses aktivitetet në Stërvitjen Ndërkombëtare “KFOR 30” në Gjermani

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses aktivitetet në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare ,”KFOR 30″ që u mbajte në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka thënë se ushtarakët e FSK-së dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë.

“Ushtarakët tanë dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate, ka shtuar ai.