Foto: FSK/Facebook
FSK realizon Forumin e Nënoficerëve të Lartë 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur sot (12.12.2024) punimet e forumit të nënoficerëve të lartë të FSK-së, forum që organizohet me qëllim të fuqizimit të rolit të NOF dhe avancimin e Sistemit të edukimit të NOF.
FSK njoftoi se forumi është hapur nga rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka dhe me pas ka marr fjalën komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral-brigade Jeton Dreshaj, i cili ka përshëndetur pjesëmarrësit në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Sipas FSK-së në fjalën e tij gjeneral Dreshaj theksoj se ngritja dhe avancimi i korit të nënoficerëve në çdo ushtri ka një rëndësi të veçantë, një trupë e fortë dhe arsimuar mirë ai tha se do të avancojë forcën drejt ushtrive më të forta.
Po ashtu ai ka falënderuar partnerët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë FSK-së në këtë drejtim, duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e nënoficerëve të lartë të FSK-së për përkushtimin e tyre në avancimin e korit të nënoficerëve me standardet e vendeve partnerëve të FSK-së.
Dreshaj tha se garda Kombëtare të Ajov-s, KFOR dhe NALT kanë ndihmuar në vazhdimësi këtë proces, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit dhe forcimit të FSK-së.
Pjesë e këtij forumi ishin ekipi nga Ajova i Shteteve të Bashkuara të Amerikës udhëhequr nga CSM Straser , RRM Bailey, KFOR CSM Pizzola NALT CSM Muhic Rreshter majori i Komandës Regjionale të Lindjes RRM Zarkavy, dhe rreshter majorët e njësive të FSK-së.