FSK pritet të kryejë ushtrime në Mitrovicë dhe Podujevë, paralajmërohet lëvizje e shtuar e mjeteve ushtarake

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet që gjatë javës së ardhshme të mbajnë disa ushtrime në Mitrovicë dhe Podujevë.

Gjatë kësaj periudhe në zonën ku pritet të mbahen trajnimet, gjatë ditës dhe natës do të ketë lëvizje të shtuar të personelit dhe të mjeteve ushtarake.

Trajnimi sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës së Jugut do të mbahet nga e nga e hëna, 16.09.2024 deri të enjten më 19.09.2024.

Pjesë e trajnimit do të jetë regjimenti i Tretë, kazerma “MINATORI” në Mitrovicë. Ushtrimi thuhet se është i planifikuar sipas planit vjetor të punës.

Zona e realizimit të këtyre trajnimeve u tha se do të jetë Komuna e Mitrovicës dhe Podujevës, saktësisht pjesa malore e Mitrovicës, Shala e Bajgorës, që lidhët me Podujevën deri në fshatin Koliq.