Foto: Ministria e Mbrojtjes

FSK pjesë e planifikimit fillestar të ushtrimit ‘Defender Europe 23’ që po mbahet në Sarajevë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mori pjesë në Konferencën Fillestare Planifikuese për Ushtrimin  “Defender Europe 23” të mbajtur në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ushtrimi “Defender Europe 23” pritet të mbahet gjatë verës së vitit 2023, ndërsa Kosova pritet të jetë njëri nga shtetet nikoqire të kësaj stërvitjeje.

“Në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për Stërvitjen e shkallës së gjerë të drejtuar nga Komanda e Ushtria e SHBA-së për Evropë (EUCOM) dhe Ushtria e SHBA-së për Evropë e Afrikë (USAEUR-AF), “Defender – Europe’ 23”, që do të zhvillohet gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2023 në regjionin e Ballkanit dhe Detit të Zi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Në këtë konferencë përgatitore, FSK u përfaqësua nga Shefi i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve të SHP të FSK-së, Kolonel Ejup Maqedonci, dhe Shefi i Operacioneve të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, Major Gëzim Osmani.

Në këtë konferencë po marrin pjesë rreth 300 ushtarakë nga 28 vende të NATO-s dhe vendeve partnere.

Foto: Ministria e Mbrojtjes

“Kosova do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj Stërvitje të madhe dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me një numër të madh të personelit dhe njësive”, thuhet në fund të njoftimit.

Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë edhe në stërvitjen “Defender Europe 2021”.

(VIDEO + FOTO) të papara, FSK gjatë stërvitjes ‘Defender Europe 2021’

www.kallxo.com