Forca e Sigurisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
FSK: Personi që vdiq në aksidentin tragjik në Prishtinë ishte zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Një burrë raportohet se ka vdekur derisa ishte duke punuar në një objekt banesor në rrugën “Gucia” në Prishtinë, dje, më 09.11.2024, rreth orës 16:00.
Lidhur me rastin tragjik ka reaguar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka njoftuar se i ndjeri ishte zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, nga jeta ndahet në poziten zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës”- thuhet në njoftimin e FSK-së të lëshuar sot, më 10.11.2024.
Sipas njoftimit, edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant Bashkim Jashari u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, duke e vlerësuar lartë kontributin e tij në FSK.
Lidhur me vdekjen e Liman Musliut ka reaguar edhe vëllai i tij, imami Osman Musliu.
Ai ka treguar se varrimi i vëllait të tij do të bëhet të hënën, më 11.11.2024, në fshatin Likoc në ora 15:00.