Ushtrimi “Steel Alpha 2023”. Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës

FSK përfundon ushtrimet, e gatshme për “Defender Europe” 23 (FOTO)

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar ushtrimin fushor “Steel Alpha 2023”.

Ky ushtrim është realizuar në kuadër të përgatitjeve për Ushtrim “Defender Europe 2023”.

“Është realizuar Ushtrimi Fushor “Steel Alpha 2023” për valdimin e Kompanisë A dhe Togut IVR nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje është thënë se në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit, duke i përfshirë këtu edhe stërvitjet në nivel kompanie (LFX) me të gjitha sistemet e armatimit.

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe ‘ 2023”, ushtrim ky që do të realizohet nga data 21 maj deri më 2 qershor të këtij viti.