Ilustrim

FSK niset drejt minierës së Novobërdës

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari janë duke qëndruar në minierën e Novobërdës ku sot pas një shembjeje pësuan dy persona.

Gjithashtu, sipas ekipit të KALLXO.com, i cili po qëndron në vendin e ngjarjes, ekipet e kërkim-shpëtimit nga Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt minierës.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar me informacionet rreth rastit.

Shembet dheu në minierën e Novobërdes