Forca e Sigurisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

FSK nga 18 deri më 29 nëntor do të lëviz në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Gjakovë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot qytetarët e Kosovës se gjatë periudhës 18-29 Nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit, kjo lëvizje do të bëhet nga të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit, ka njoftuar ministria.