Ilustrim

FSK në ushtrimin më të madh ushtarak amerikan (VIDEO)

Po bëhet një javë prej kur Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon operacione në kuadër të ushtrimit me amerikanët, i njohur si “Defender Europe 21”.

Objektivi kryesor i komandantit të FSK-së për këtë ushtrim është validimi i kapaciteve të këmbësorisë në operacionet mbrojtëse, sulmuese dhe për operacionet e stabilitetit të nivelit të kompanisë./21Media

Ushtrimet e FSK-së janë duke u zhvilluar në fshatin Devë dhe Babaj i Bokës të komunës së Gjakovës, si dhe në aeroportin e këtij qyteti.

Kolonel Ejup Maqedonci, drejtor i ushtrimeve, ka thënë se Kosova është një nga 16 vendet pritëse, të ushtrimit ‘Defender Europe 21’.

“Deri më tani ka pasur shumë konferenca planifikuese, gjithashtu njësitë tona janë përgatitura që nga dy vitet e kaluara e deri më tani për këtë ushtrim. Kanë zhvilluar trajnime, kanë zhvilluar ushtrime fushore, në shërbim të ushtrimit që është ‘Defender 21”, ka thënë Maqedonci/21media/