Foto: Armend Mehaj - Facebook

FSK në stërvitje ndërkombëtare me NATO-n

Një kontingjent me ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marrin pjesë në një stërvitje ndërkombëtare në Gjermani.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në këtë ushtrim marrin pjesë vendet e NATO-s dhe udhëhiqet nga forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Mehaj:

Niset kontingjenti i FSK-së për pjesëmarrje në Stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në Bazën e ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë.

Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.

Ushtrim është i dizajnuar të simuloj skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara, asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj.

Ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvilloj aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.

Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë drejtë sukseseve të reja!.