Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

FSK mund të zbarkojë kudo në misione jashtë vendit

Nga sot, Forca e Sigurisë së Kosovës mund të zbarkojë kudo në misione jashtë vendit.

Kjo vjen pas miratimit përfundimtar  të Ligjit të ri për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Miratimi i këtij Ligji është i domosdoshëm për dislokimin e FSK-së jashtë vendit, për faktin se procedurat ligjore për misione të tilla janë  komplekse ashtu si vetmisionet, që kërkojnë koordinim  ndërinstitucional brenda vendit, me partnerët dhe aleatët, po ashtu edhe me vendet pritëse”, ka deklaruar Shala.