FSK me kapacitete të deminimit nënujor

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) ka realizuar Kursin Bazik të Zhytjes për pjesëtarët e EOD-së të FSK-së.

Qëllimi i mbajtjes së kursit të Zhytjes ishte përgatitja e pjesëtarëve të EOD-së me njohuri bazike të zhytjes,me mision aktivitetet e EOD-së nën sipërfaqe ujore.

Sipas komunikatës së kësaj qendre tashmë FSK-ja e ka edhe gruan e parë zhytëse të këtij ekipi, e cila e ka përfunduar trajnimin me sukses.