FSK-ja trajnon Policinë e Kosovës

Në kuadër të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim  të Forcës së Sigurisë të Kosovës  është duke u realizuar trajnimi „Zhytje e avancuar“, ku po marrin pjesë pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK) dhe pjesëtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Trajnimi ka filluar më 2 shtator dhe do të përfundojë më 20 shtator, dhe po realizohet në tri lokacione: Pomozotin, Liqenin e Batllavës dhe atë të Radoniqit.

Instruktorët e specializuar të QTKSH-së janë duke e realizuar trajnimin me institucionet vendore të sigurisë, në mënyrë që së bashku t’i fitojnë njohuritë e nevojshme në fushën e kërkim – shpëtimit në ujëra, për të qenë të gatshëm dhe me ndërveprueshmëri institucionale, t’i kryerjen me sukses detyrat në raste reale të fatkeqësive natyrore dhe atyre njerëzore.