
FSK-ja shton numrin e specialistëve për qitje
05.2.2023 - 12:55
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se janë shtuar operatorët specialist të FSK-së për qitje të mprehtë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Mehaj ka thënë ses në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë duke u realkizuar trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove në të gjitha profilet.
“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion” – ka shkruar Mehaj.