Foto: FSK

FSK-ja përfundon ushtrimin fushor 'Iron Mike'

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar ushtrimin fushor “Iron Mike”, i cili kishte për qëllim vlerësimin dhe testimin e kapaciteteve të Kompanisë së Mekanizuar për të ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse në nivel togu dhe kompanie.

FSK ka njoftuar se regjimenti i parë i Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Mike” që ka kulmuar me ushtrimin final “Sulm në objektivë” që është realizuar me zjarr të drejtpërdrejt – LFX.

Sipas njoftimit, ushtrimi është vlerësuar nga Vëzhgues-Kontrollues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së bashku me ata nga ushtria amerikane (SATMO).

Ndërsa, përfundimin e ushtrimit fushor nga afër e ka përcjell zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Atasheu Amerikan Nënkolonel Kim, oficerë e nënoficerë të FSK-së.