Homazhet e FSK-së në Koshare. Foto: FSK/Facebook

FSK-ja homazhe në Koshare

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kujtuar Betejën e Koshares.

Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe oficerë të lartë të FSK-së kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Koshare.

Këto homazhe janë bërë në përkujtim të sakrificës dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të rënë gjatë kësaj beteje.

Gjatë ditës edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 24- vjetorin e Betejës së Koshares në të cilën ndodhi edhe thyerja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Kurtit, Beteja e Koshares është një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në luftën tonë për liri.

Kurti ka shkruar se për dy muaj, nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, mijëra ushtarë të UÇK-së do të përballeshin në luftime të ashpra me trupat serbe, çka do të rezultonte me shumë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur nga të dyja palët.