Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

FSK fton kandidatët për rekrut për intervistim

Ministria e Mbrojtjes sot ka njoftuar kandidatë për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se Bordi Përzgjedhës ka vendosur që të filloj me intervisimin e kandidatëve.

Sipas njoftimit, intervistat do të realizohen nga data 26 prill 2021, deri më 30 prill 2021.

Ministria ka njoftuar se intervistat do të zhvillohen në pesë kazerma të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj, kazerma “Ushtarët e NATO-s” në Istog, kazerma “Minatori” në Mitrovicë dhe kazerma “New Born” në Gjilan.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se kandidatët e ftuar në ditën e intervistës duhet të të kenë me vete:

  1. Fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal);
  2. Letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi,
  3. Kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar;
  4. Kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID 19;
  5. Kandidatëve gjatë intervistimit nuk ju lejohen telefonat, orët e mençura dhe çdo pajisje tjetër digjitale.

Në këtë link gjeni listën e kandidatëve të cilët janë ftuar për intervistim.