FSK eliminon një bombë 907-kilogramëshe në Merdarë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka eliminuar një bombë 907-kilogramëshe nga tuneli i hekurudhës në Merdarë.

FSK ka bërë të ditur që ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me ekipet e EOD-së së KFOR-it kanë eliminuar rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg.

“Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, ka njoftuar FSK.