Ilustrim

FSK dhe KFOR-i amerikan largojnë një mjet shpërthyes nga rruga

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Njësitet për Deminim dhe ata të KFOR-it amerikan, në bashkëpunim kanë tërhequr nga rruga një mjet shpërthyes, pasi ai ishte gjetur nga një qytetar nga Drenasi.

Qytetari, sipas Policisë së Kosovës, me të gjetur mjetin, kishte raportuar në Polici, duke thënë se në të kishe hasur tek sa po kryente punime në rrugë.

Në raportin e Policisë thuhet se njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, kurse njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-i Amerikan e kanë bërë tërheqjen e mjetit.

Mjeti është gjetur dje në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas rreth mesditës.