FSHF-ja harton planin e rikthimit të garave

Ligave evropiane të futbollit, të cilat përgatiten për t’u rikthyer në kampionatet e tyre, i shtohet edhe kategoria Superiore e Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit caktoi datën 25 maj për vazhdimin e pjesës së mbetur e cila është paraparë të përfundojë në mesin e korrikut.

FSHF kishte marrë vendim që të pezullojë kampionatin e futbollit pas përhapjes së virusit COVID-19.

Njëjtë kanë vepruar edhe kampionatet e tjera të futbollit nëpër Evropë.

Përveç në futboll, kampionat janë pezulluar në të gjitha sportet e tjera./RTV21