Shtyllë elektrike e rrëzuar nga era e fortë - Foto: Facebook/KEDS
Fshatrat e Vushtrrisë që nga dje pa energji elektrike
Një pjesë e fshatrave në Komunën e Vushtrrisë që nga dita e djeshme janë pa energji elektrike.
Erërat e forta që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.
Qytetarët kanë thënë për KALLXO.com se tash e 13 orë janë pa rrymë. Ata shtuan se kanë provuar të kontaktojnë KEDS-in, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tyre.
Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala tha për KALLXO.com se këto prishje po ndodhin si shkak i rrjetit të vjetërsuar.
Buzhala shtoi se kanë pasur edhe thyerje të shtyllave elektrike.
“Dje kemi pasur disa probleme në rrjetin elektrik, sidomos në zona të caktuara ku përfshihet edhe pjesa e Vushtrrisë për shkak të erërave të forta që kanë bërë dëme në rrjetin distributiv, duke thyer edhe shumë shtylla. Ne kemi trefishuar numrin e ekipeve për rregullimin e atyre shtyllave dhe dëmeve përcjellëse”, theksoi Buzhala.