Vragoli, Foto: KALLXO.com

Fshatrat e Fushë Kosovës që kanë mbetur pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se fshatrat: Vragoli, Henc, Miradi e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit se aktualisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyeja e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve që furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS-it.

Për shkak të vërshimeve shumë trafostacione janë në ujë dhe KRU “Prishtina” nuk ka specifikuar orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë.

“Vetëm bazohemi dhe po e përcjellim në vazhdimësi situatën e krijuar deri në stabilizimin e saj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.