Foto: Rtv21

Fshatrat dhe qytetet që nesër do të mbesin 8 deri në 12 orë pa rrymë

KEDS njofton se edhe nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në lokacione të ndryshme të Kosovës.

Sipas kompanisë që shpërndan energjinë elektrike ndërprerja më e gjatë parashihet të jetë në lagjen Taslixhe të Prishtinës.

Për shkak të punimeve, kjo lagje do të mbetet pa energji për 12 orë.

Me ndërprerje të gjatë do të përballet edhe fshati Tërstenik i Drenasit. 8 orë e gjysmë pa rrymë do të mbetet pjesa te Cakiqët. Me ndërprerje të tillë do të përballen edhe fshatrat Shtuticë, Polluzhë e Gllobar.

Ky është njoftimi i KEDS-it:

Punime në projekte investive

Data e punimit: 30-09-2020

1.

Në NS 110/35/10 kV Prishtina 1 të ndërprehet:

Dalja 10kV J17 Bercom (kodi: 10000011) prej orës 09:00 – 13:00

Vendet: Bercom.

Arsyeja: Selektimi i kabllove të tensionit të mesëm.

2.

Në NS 110/35/10 kV Prishtina 1 të ndërprehet:

Dalja 10kV J14 Jumco(kodi: 10000004) prej orës   09:00 – 13:00

Vendet: Jumko, Zona Industriale – një  pjesë.

Arsyeja: Selektimi i kabllove të tensionit të mesëm.

3.

Nga NS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gllobari 2 (Kodi: 16100028) prej orës 08:30-09:00 dhe nga 15:00 -17:00

Vendet: Tërestenik, Shtuticë, Polluzhë dhe Gllobar.

Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

4.

Nga NS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV  Tërstenik Cakiqët (kod: 16100028121) prej orës 08:30 -17:00

Vendet: Cakiqët.

Arsyeja: Ndërrimi i ormanit, ndarësit dhe i transformotorit të ri.

5.

Nga TS 35/10kV Fushë Kosova II.do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV  Bardh i Madh te Sadiku (kod: 15018018063) prej orës 09:00 -16:00

Vendet: Te Sadiku.

Arsyeja: Shtrirja e kabllos nën linjën ekzistuese.

6.

Nga TS 35/10kV Fushë-Kosova II do të ndërprehet:

NS 10/04kV Gërgurët  (kodi: 15018018065) prej orës    09:00  deri në ora -16:00

Vendet: Gërgurët.

Arsyeja: Vendosja e shtyllave nën tension.

7.

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10kV Ballovc (Kodi: 14000008) prej orës 08:00 dhe nga 16:00

Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqël, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe  Turuqica.

Arsyeja: Energjizimi i linjes se dhe trafos në kuadër të projektit Dumosh 2.

8.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

NS 10/04kV Ilirida 4 (Taslixhe 4) (kodi: 11000004017) prej orës 09:00 deri në ora -21:00

Vendet: Tasligje 4.

Arsyeja: Ndërrimi i kthinave 2+1 dhe i ormanit  të tensionit të ulët.

9.

NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/04kV Furra Laura  (kodi: 14000001004 ) prej orës    09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e Valon Hasanit.

Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri.

Punime në projekte investive

Data e punimit: 30-09-2020

1.

NS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

TS 10/04kV TSB Llukar   ZPRR2016  (kodi: 13000004117 ) prej orës  10:30-15:30

Vendet: rr.Shefqet Krasniqi dhe rruga nëe Llukar (një pjesë).

Arsyeja: Punime në projektin PLC.