Ilustrim

Fshatrat dhe qytetet ku nesër rrymë nuk do të ketë ndërmjet 8 dhe 12 orë

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS, ka njoftuar se edhe nesër për shkak të punimeve në projekte investive do të ndalë rrymën në lokacione dhe në kohëzgjatje të ndryshme.

Koha më e gjatë e ndërprerjes së rrymës do të jetë 12 orë, ndërsa në lokalitete të tjera do të ketë ndërprerje për 8 orë.

Ky është orari sipas KEDS-it:

Punime në projekte investive

Data e punimit: 02-10-2020

1.

TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/04kV Furra Laura  (kodi: 14000001004 ) prej orës    09:00 – 17:00

Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e Valon Hasaniit.

Arsyeja: Kyja e konsumatorëve në rrjetin e ri.

2.

TS 35/10kV Fushë-Kosova II do të ndërprehet:

TS 10/04kV Gërgurët  (kodi: 15018018065) prej orës    09:00 -16:00

Vendet: Gërgurët.

Arsyeja: Ngritja e shtyllave nën rrjetin ekzistues.

3.

TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Nr.5 Xhemajl Ibishi  (kodi: 12000001) prej orës    09:00 -09:05 si dhe nga 20:55-21:00

Vendet: Xhemajil Ibishi, Ministria e Shëndetësisë dhe Dragodani (një pjesë) .

Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension, manipulimi me ndarësa  të tensionit të mesëm.

4.

TS 110/10(20)kV Prishtina 3 nga dalja 10kV Nr.22 Remonti kabllovik do të ndërprehet:

TS 10/04kV Llapit 1 (kodi: 12000015070) prej orës  09:00 – 21:00

Vendet: Rr. Llapit – nje pjesë.

Arsyeja: Montimi i kthinave 2+1 dhe ormanit të tensionit të ulët në TS Llapi 1.