Fshati Poklek i Ri në Drenas me reduktime të ujit si pasojë e punimeve nga ujësjellësi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se fshati Poklek i Ri në Drenas, do të mbetet pa ujë të pijshëm nga ora 10:00 deri në orët e pasdites së sotme.

Sipas njoftimit të Kompanisë, arsyet e këtyre reduktimeve janë punimet teknike në kuadër të projektit ‘Ndërrimi i Rrjetave’ në komunën e Drenasit.

Në njoftim thuhet se punimet zgjasin deri në orët e pasdites së sotme.

“Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për të gjithë konsumatorët në zonën e operimit”, thuhet në njoftimin e KRU ‘Prishtina’.