Foto: KALLXO.com

Fshati i karantinuar i Prizrenit po përballet me reduktime të rrymës, thotë komuna

Fshati Korishë në Prizren prej ditës është futur në karantinë që prej kur atje u shfaqen rastet me COVID-19.

Drejtor i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj, ka thënë se po zbatohet kufizimi.

Por, ai ka thënë se ky fshat po përballet me mungesë të energjisë elektrike.

“Përderisa Ministria e Shëndetësisë po bën të pamundurën në luftën ndaj Covid-19, duke ndërmarrë hapa vetëm e vetëm për ta tejkaluar sa më leht përhapjen e kësaj pandemie në të cilën ndodhet jo vetëm Kosova por i gjithë globi, njejt nuk po vepron KEDS-i edhe pse i paguajm mjaftë shtrejt faturat e tyre për furnizim me energji elektrike”, ka thënë ai në Facebook.

“Fshati Korishë në Prizren, edhe pse gjendet në karantinë, KEDS nuk çan kokën për këtë, vetëm sot gjatë ditës është hera e dytë që fshati po përballet me reduktime të rrymës, reduktime ka pasur edhe gjatë ditëve tjera po në kohë karantine, kjo nuk është humane, përpos që është shumë e padrejtë. Nuk mundet të mbahet pastërtia në nivel në munges të rrymës”, thuhet tutje në reagimin e Dakajt.

“KEDS duhet të japë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar. Institucionet qëndrore duhet t’i kërkojnë llogari menaxhmentit të KEDS-it për këtë veprim, që nuk është hera e parë”, thuhet në fund të reagimit.

https://www.facebook.com/100000194701236/posts/3605019552847833/?d=n