Gjak për pavarësi: Kraishta e Lipjanit vazhdon traditën e dhurimit të gjakut

Si për çdo përvjetor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, edhe këtë vit shumë qytetarë kanë dhuruar gjak në xhaminë e fshatit Kraishtë në Lipjan.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com në të cilat shihet se shumë banorë janë mbledhur për të dhuruar gjak.

Gjatë ditës së sotme, sipas këtij qytetari, janë dhuruar 185 doza gjak.

Ky është viti i shtatë me radhë që xhamia e fshatit Kraishtë në Lipjan, organizon dhurimin e gjakut për nder të pavarësisë së Kosovës.

Dhurimi i gjakut në Kraishte