Fshati Banjë i Malishevës do të dalë nga karantina

Fshati Banjë i komunës së Malishevës sonte do të dalë nga karantina me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

KALLXO.com ka mësuar se ky fshat pritet të dalë nga karantina, një muaj pasi ka hyrë.

Komunë e Malishevës, deri më sot ka numrin më të madh të të prekurve me COVID-19 dhe po ashtu numrin më të lartë të të shëruarve, ndërsa nga ky vend është shënuar edhe një viktimë si pasojë e coronavirusit.