Frytnimi i Asistuar Mjekësor në QKUK, rreth 300 çifte kanë kryer konsultime deri tani

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton se Projekti i Frytnimit të Asistuar Mjekësor (IVF) po realizohet në QKUK sipas Planit të Veprimit. 

Kështu ka bërë të ditur ShSKUK përmes një njoftimi, në të cilin thuhet se ky projekt është i ndarë në disa faza. 

Sipas tyre, për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimi i rasteve. ShSKUK ka treguar se deri më tani konsultime kanë kryer rreth 300 çifte. 

“Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”- njofton ShSKUK më 24.01.2025.

Më  24.12.2025, është përuruar shërbimi i ri për Frytnimin e Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ky shërbim do të jetë falas për dy herët e para, ndërsa pas tyre do të kushtojë 670 euro. 

Përurohet shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në QKUK

Fertilizimi i Asistuar Mjekësor apo IVF-ja është një proces i riprodhimit të asistuar, ku një vezë fekondohet nga sperma jashtë trupit, në një laborator. Pas fekondimit, embrioni që rezulton vendoset në mitrën e gruas për të filluar shtatzëninë.Aparaturat që janë sjellë në Repartin e IVF-së në QKUK janë të teknologjisë më të fundit në shkencën e frytnimit të asistuar mjekësor – kishte thënë embriologia, Pënar Jedrashi në një intervistë për KALLXO.com, në tetor të vitit 2024.

Në këtë intervistë edhe gjinekologu, Leandrit Bejtullahu, i cili është shef i Repartit, shpjegoi se si do të kryhet kjo procedurë.Kontakti i parë i pacientëve me stafin bëhet te kontrollimi i dokumenteve.Bejtullahu thotë se shumica e tyre kanë nevojë për një numër të madh të analizave. Tërheqja e qelizave vezë nga pacientja bëhet nga gjinekologët, ndërsa procedura e fekondimit bëhet nga embriologët në laborator, të cilët janë përgjegjës për bashkimin e qelizës vezë me spermatozoid.“Këtu verifikojmë kualitetin e embrionit. Por, qëllimi kryesor këtu është të bëhet procedura më e rëndësishme e IVF-së – që është bashkimi i qelizës vezë me spermatozoid.” – thotë Jedrashi teksa bën me dorë nga njëra prej aparaturave.

Këto embrione kthehen sërish te gjinekologët për t’u injektuar në trupin e pacientes – siç shpjeguan mjekët. “Kushtet janë shumë të mira, në krahasim me qysh kanë qenë përpara. Banjo ka në secilën dhomë.” – thotë Bejtullahu teksa qëndron në njërën prej këtyre dhomave, e cila ka dy shtretër e që shërben vetëm për qëndrim ditor.“Qëndrimi është ditor, nuk ka hospitalizime të gjata. Pacientja pushon një kohë dhe shkon në shtëpi.” – tha ai. Pjesë e aparaturave është edhe Sistemi i Softëare-it, ku siç thotë Bejtullahu shënohen në mënyrë digjitale nëna, babai dhe embrioni – në mënyrë që, të mos ngatërrohen me pacientët e tjerë.Por, kjo procedurë mjekësore, e cila u jep shpresë çifteve të cilat nuk kanë arritur të kenë fëmijë në mënyrë natyrale, nuk është gjithmonë e suksesshme.“Shkalla e suksesit është në krejt botën 60-70%, varësisht sa janë të avancuar Laboratorët e Spitalet. Por, nuk është e garantuar që si t’i nënshtrohesh procedurës, gjithçka do të ketë sukses.” – shpjegoi gjinekologu. Sukses konsiderohet kur arrihet që përmes Fertilizimit të Asistuar Mjekësor të lindë fëmija, e jo vetëm nëse arrihet shtatzënia – thotë ai.

Paratë për këto aparatura u ndanë në mars të vitit 2023, kur ministri Arben Vitia e presidentja Vjosa Osmani patën vizituar Klinikën e Gjinekologjisë dhe patën bërë të ditur ndarjen e 1.5 milionë eurove.

Fertilizimi i asistuar mjekësor – Kur, ku e si do të ofrohet?