Franca zgjat deri më 30 tetor ndalesën për tubime të mbi 5 mijë personave

Autoritetet franceze e kanë zgjatur deri më 30 tetor ndalesën për tubime të mbi 5.000 personave.

Kryeministri Jean Castex këtë vendim e ka arsyetuar me faktin se situata epidemike në Francë është përkeqësuar, njofton Le Figaro që përcjell lajmin e agjencisë AFP.

Kjo masë përfshin koncertet, festivalet, ngjarjet sportive dhe tubimet e tjera.

Kryeministri megjithatë ka shtuar se prefektët e kanë mundësinë e shmangies së këtij vendimi me verifikimin e respektimit rigoroz të udhëzimeve shëndetësore.