Ilustrim

Franca porosit mbi një miliard maska

 

Franca ka urdhëruar më shumë se një miliard maska, veçanërisht nga Kina, për shkak të pandemisë COVID-19, tha sot ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

“Më shumë se një miliard maska janë porositur nga Franca dhe jashtë saj për javët dhe muajt e ardhshëm”, njoftoi ministri gjatë një konference për shtyp.

“Një urë ajrore intensive midis Francës dhe Kinës është ngritur në mënyrë që të lehtësojë hyrjen e maskave në territorin tonë”, shtoi ai duke kujtuar se Franca ka nevojë për 40 milion maska në javë. Veran shtoi se Franca prodhon 8 milion maska në javë.

“Rezervat tona nuk janë të pafundme”, theksoi ai./ rtv21.tv