Një mjek duke kontrolluar grafinë e mushkërisë së një pacienti në QSUT. Foto> Gent Shkullaku/ LSA

Franca nuk e përjashton mbylljen e tretë si pasojë e COVID-19

Franca nuk po e përjashton mundësinë e një mbylljeje të tretë si pasojë e përhapjes së COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, me rastin e fillimit të fushatës së vaksinimit në Francë.

“Ne nuk përjashtojmë asnjëherë masat që mund të jenë të domosdoshme për mbrojtjen e popullatës. Kjo nuk do të thotë se ne kemi vendosur, por po e përcjellim situatën orë pas ore”, ka thënë ai në një intervistë, raporton AFP.

Autoritetet franceze druajnë në një valë të tretë infektimesh në javët që pasojnë festat e fundvitit.