Franca ndihmon Kosovën me pajisje mjekësore

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar nga ambasada franceze një donacion i cili përfshinë pajisje mjekësore për luftimin e pandemisë COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se donacione të tilla se ky i sotmi lehtëson punën e personelit shëndetësor për t’u dalë në ndihmë pacientëve me COVID-19, por edhe të atyre që kanë nevojë për oksigjen.

“Shteti mik që ka sjell donacione e radhës edhe të ndihmave të vazhdueshme në luftimin e pandemisë globale dhe si krahë i fortë i Kosovës, dhe qytetarëve tanë për të na lehtësuar përballjen me COVID-19. Ky donacion i shumëpritur në vlerë të konsiderueshme edhe monetare dhe të pajisjeve është tregues se populli francez mik në këto situate të vështira që akoma po kalojmë në përballjen me pandeminë, është shumë domethënë për ne dhe qytetarët e Kosovës.. Gjithë këto pajisje, mjete mbrojtëse oksigjen gjenerator dhe oksigjen formues, termometër të ndryshëm, maska për oksigjen do ta lehtësojnë edhe punën e profesionistëve shëndetësor në trajtimin e pacientëve qoftë ata COVID, por qoftë edhe pacientët tjerë që kanë nevojë për këso lloj trajtimi apo terapi që nevojitet oksigjeni”, theksoi Zemaj.

Kurse, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Bute tha se vetëm me solidaritet mes shtetesh do të arrihet të mposhtet koronavirusi. Ajo tha se demonstrim i këtij solidariteti është ky donacion për shëndetësinë kosovare.

“Ne po përballemi me një krizë botërore dhe një krizë globale, si shëndetësore, po ashtu edhe krizë sociale dhe ekonomike. Asnjë vend i fuqishëm nuk do të jetë në gjendje të kapërcejë koronavirusin i vetëm, dhe ne do të jemi në gjendje ta kapërcejmë këtë pandemi vetëm falë solidaritetit. Ndihma që Franca po siguron sot me këto pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje për njësitë e kujdesit intensiv, është një demonstrim i solidaritetit”, deklaroi ambasadorja franceze.

Kujtojmë, që edhe Banka Botërore në bashkëpunim me shtetin gjerman javën që shkoi i ka dhuruar shëndetësisë kosovare pajisje për luftimin e koronavirusit./21 Media