
Franca mobilizon 100 mijë policë për të penguar tubimet në natën e fundit të vitit
31.12.2020 - 17:49
Franca do mobilizojë 100 mijë policë dhe xhandarë në natën e vitit të ri për të ndërprerë festimet dhe do të futë në fuqi masat rrethuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, raporton BBC
Këto masa shtesë të sigurisë kanë për qëllim të ndalojnë edhe djegien e makinave që shpesh ndodh në natën e fundit të vitit.
Deri tani, Franca ka 2.6 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, vendi i pestë në botë për nga numri i të infektuarve, si dhe mbi 64 mijë raste të vdekjeve.
Si shumë vende tjera të Evropës, Franca ka ndaluar aktivitetet festive për natën e ndërrimit të moteve..
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka dhënë urdhër që ora policore të nis nga ora 20:00.