Foto: CNBC

Franca i shpërblen me shtetësi emigrantët që punuan në vijë të parë gjatë pandemisë

Qindra emigrantëve që janë duke punuar në vijat e para gjatë COVID-19 në shtetin e Francës, ky shërbim u është njohur me dhënie të shtetësisë, raporton BBC.

Ministria e Brendshme e Francës i ftoi banorët që po ndihmojnë në përpjekjet kundër COVID-19 të aplikojnë për ‘natyralizëm të përshpejtuar’.

Më shumë se 700 persona deri tani u është garantuar shtetësia ose janë në fazat finale të marrjes së saj.

Këtu bëjnë pjesë profesionistët shëndetësor, pastruesit dhe punëtorët e dyqaneve.

Punonjësit në vijat e para kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit në shkallë të lartë, ku shumë vdiqën nga kjo sëmundje, përfshirë doktorë dhe infermierë.

Franca është në top 10 vendet më të prekura nga numri i infektimeve, me më shumë se 2.5 milionë raste dhe afër 62 mijë të vdekur.

Iniciativa për shtetësi të përshpejtuar së pari u prezantua në shtator. 74 personave deri tani u është garantuar pasaporta Franceze dhe 693 janë në fazat finale.

Kurse deri tani kanë aplikuar 2,890 persona.

“Profesionistët shëndetësor, pastrueset, kujdestarët e fëmijëve, stafi i arkave: Këta të gjitha kanë dëshmuar gatishmërinë për kombin, dhe tani është radha e republikës të bëjë një hap drejt tyre”, tha të martën zyra e Marlene Schiappa, ministrja e re për shtetësi.

Në rrethana normale një aplikues duhet të ketë pesë vite banimi në Francë, me të ardhura stabile dhe  dëshmi të integrimit në shoqërinë franceze.

Por, qeveria ka thënë se punonjësit në vija të para gjatë pandemisë duhet të jetojnë vetëm dy vite në Francë për të qenë të gatshëm për shtetësi, kjo si mirënjohje për “shërbimin e madh që kanë dhënë”.

Kjo nuk është hera e parë që Franca ka njohur kontributin dhe guximin ndaj kombit me dhënie të shtetësisë.

Në vitin 2018, Mamoudou Gassama ishte shpërblyer me shtetësi pasi ishte konsideruar si “spiderman”, që shpëtoi një fëmijë të varur në një ballkon në Paris.