Ilustrim

Franca i Prin BE-së për Prodhimet Bujqësore

Agjencia e Statistikave të BE-së thotë se 18 për qind e produkteve bujqësore të BE-së vijnë nga Franca.

Pas Francës sipas agjencisë është Gjermania me 14 për qind, pasuar nga Italia 13 për qind dhe Spanja 10 për qind.

Me më pak se 10 për qind të kontributit janë renditur Mbretëria e Bashkuar 8 për qind, Holanda 7 për qind dhe Polonia me 5 për qind.

Këto shtatë vende anëtare sipas “Eurostat”-it përbëjnë tri të katërtat e prodhimit bujqësor të BE-së.

Sipas portalit për të dhënave të hapura në Kosovë “Opendata”, deri në vitin 2014 bujqësia ishte kontribuuesi i tretë më i madh i Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) me 11.4 për qind të PBB-së së përgjithshme, apo 627 milionë euro.

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në raportin e saj vjetor “Raporti i Gelbër 2014” thotë se Kosova eksporton rreth 35 milionë euro produkte bujqësore dhe importon rreth 584 milionë. [interaction id=”56cc7511e5be274a1fe06f62″]