Franca fuqizon pasaportat e COVID-it

Parlamenti francez ka vënë në fuqi një ligj që i prezanton si të domosdoshme pasaportat e COVID-it për të hyrë në bare, restorante dhe për udhëtime të gjata me tren apo avion.

Ligji e zgjeron diapazonin në të cilin vlejnë pasaportat e COVID-it të cilat veçse kërkoheshin domosdoshmërisht në hyrje të muzeve, teatrove, kinemave dhe pishinave, raporton BBC. Ai gjithashtu e bën të obligueshëm vaksinimin e tërësishëm të stafit shëndetësor dhe punonjësve në disa qendra më të frekuentuara si restorantet dhe kinematë.

Ditën e shtunë, më shumë se 160,000 qytetarë morën pjesë në demonstratën kundër këtij ligji, disa prej të cilëve edhe u ndeshën me policinë.

Më shumë se 44% e popullsisë franceze është vaksinuar tërësisht, tregojnë të dhënat nga “Our World in Data”.

Në mbledhjen e parlamentit, kishte disa kompromise: Personave të grupmoshave 12-17 nuk do t’iu duhet ky lejekalim, deri në tetor të këtij viti; ligji do të rishikohet në nëntor; së fundi, stafi që e përbuz ligjin nuk do të vazhdojnë të paguhen, por nuk do të pushohen nga puna.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e fuqizoi ligjërisht pasaportën e COVID-it përderisa Franca po përballet me valën e katërt të virusit, dhe rritjen e numrave të të infektuarve me variantin ‘Delta’ çdo ditë.

Megjithatë, rastet që po trajtohen në klinikë intensive, janë më pak se 1,000, përderisa kulmi i rasteve ishte në prill të këtij viti me rreth 6,000 raste.

 

Përtheu: Vesa Ferizi