Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Franca dhe Gjermania presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka shkruar se Franca dhe Gjermania presin që dialogu Kosovë-Serbi të fillojë së shpejti.

“Franca dhe Gjermania presin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë së shpejti. Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, thuhet në njoftimin e Ambasadës franceze.

Dialogu Kosovë – Serbi është pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj vendosi taksë 100% për mallrat serbe dhe boshnjake që hynë në Kosovë.

Ndërsa është anuluar takimi në mes të dy palëve, me ndërmjetësimin e amdasadorit Richard Grenell, në Washington më 27 qershor, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Grenell konfirmon dështimin e takimit në Shtëpinë e Bardhë