Fotot më të mira ambientaliste për vitin 2019

SL Shanth Kumar ka fituar çmimin: fotografi ambientalist për vitin 2019, për foton e tij të shtëpive të goditura nga ujërat në Mumbai.

Fituesit e këtij viti janë shpallur gjatë samitit të Unionit Europian për ndryshimet klimatike në New York.

Më poshtë mund t’i gjeni fotografitë fituese për këtë kategori siç janë publikuar në The Guardian.

Një valë e madhe ujë bie në një barakë, duke e hudhur një peshkatar jashtë shtëpisë së tij në Bandra, Mumbai, India.I tërhequr nga rrymat e ujit, por i shpëtuar nga shoku i tij peshkatar para se ta përpinte deti. Mumbai është në rrezik të një përmbytjeje bregdetare, si pasojë e ndryshimit kilmatik.Temperaturat tokësore dhe ujore të qytetit janë ne ngritje, gjë që ka quar në ngritjen e nivelit të detit.

Palma Tuvalu nën baticën në rritje -Sean Gallagher-

Pemë te rrezuara në plazh, teksa valë nga laguna e Funafutit në Tuvalu vërshojnë përreth tyre. Erozioni i tokës ka qenë gjithmonë problem për vendin e paqësorit jugor, por problemet janë intensifikuar me rritjen e nivelit të detit.Detet e ngritura janë në prag të futjes komplete në ishujt e vegjël të arkipelagut.

 

New York i ndotur nga- Eliud Gil Samaniego, Mexicali, Baja California,

Me 1 janar të vitit 2018, Mexicali ishte një nga qytetet më të kontaminuara në botë si shkak i ndryshimit klimatik, shtrirjen e tij gjeografike, industrisë dhe veturave.

 

Pamjaftueshmëria e ujit -Dharshie Wissah, Kakamega, Kenia-

Një djalë i ri duke pirë ujë të ndotur si shkak i mungesës së ujit që ndodhi nga shpyllëzimi i këtij vendi. Mungesa e ujit të pastër rrit rrezikun, për sëmundje të diarresë siç është kolera, temperatures tifoide dhe dizenterisë, dhe tjera sëmundje tropikale që vijnë si shkak i mungesës së ujit.

 

Të mbetura pyjesh nga -J Henry Fair, Niederzier, Gjermani-

Pylli Hmbach ishte rreth 12 mijë vite i vjetër, kur ishte blerë nga një kompani për gërmimin e thëngjillit. Ky pyll antik njëherë kishte madhësinë e Manhatanit, tani ka mbetur vetëm 10% prej tij.

 

Masa dëshpëruese nga -Neville Ngomane, Limpopo, Afrika e Jugut-

Në foto shfaqet një Rinoçeront të cilit po i hiqet briri, si përpjekje për ta mbrojtur nga kapja nga gjahtarët. Ekspertët rekomandojnë që Rinove duhet tu hiqen brinjët çdo 12-24 muaj, në mënyrë që t’i shmangin gjahtarët.

Mbeturina- Sebnem Coskun, Stamboll, Turqi-

Pastrimi nënujor në ujërat e Bosforit si pjesë e projektit “zero waste blue”.

Lodhje nga gjumi -Amdad Hossain, Dhaka, Bangladesh-

Një grua duke fjetur buzë lumit të ndotur.

Viktima e plastikës- Aragon Renuncio-Burkina Faso

Një djalë i ri luan me një qese të plastikës Rreth 380 milionë ton plastikë prodhohen çdo vit nëpër botë, prodhimi u rrit nga 2.3 mil në vitin 1950 në 448 milionë ne 2015. Çdo ditë rreth 8 milionë sasi plastike depërton në ndotjen e oqeaneve.

Mushkëritë e tokës- Ian Wade, Somerset, UK-

Të fotografosh pemët gjatë natës nuk është aspak e lehtë sepse fryma me e vogël do ta prishe pamjen, Ian Wade iu deshën katër net për ta kapur këtë imazh, fotoja finale shfaqë pemët me gjithë madhështinë e tyre.

Gjumë të ëmbël- Aragon Renuncio, Burkina Faso-

Një vajzë duke fjetur në bankën e shkollës, shirat janë trefishuar në Sahel gjatë 35 viteve të fundit si pasojë e ngrohjes globale. Ndryshimi klimatik ka shkaktuar 70 episode të shirave të rrufeshme në dekadën e fundit, edhe pse ky rajon vuan edhe nga disa thatësira.

 

Qepja e rrjetës – Tran Tuan Viet, Phu Yen, Vietnam-

Derisa rezervat e rrjetës janë në rënie, metodat e rrjetëzimit janë rritur në mënyre ekstreme, destruktimi i rrjetës me vrima te vogla e ka varfëruar mjedisin e marinarëve.

Përgatiti- Ardita Zeqiri