Pamje nga Festivali ‘FOTOIST’. Foto: Kallxo.com.

'Fotoist 2024' - dëshmitë historike të dokumentuara përmes fotografisë

Njëmbëdhjetë ekspozita janë hapur në kuadër të edicionit të 2-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë – Fotoist që po mbahet në Prishtinë. Shtatë prej tyre janë hapur në “Hotel Grand”, nga autorë shqiptarë dhe të huaj.

Festivali është hapur më 30.08.2024, me ekspozitën “Qëndroni të qetë dhe buzëqeshni” në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar me ekspozitat tjera në Qendrën “Barabar” dhe trilogjinë për të zhdukurit po në “Hotelinn Grand”.

Fotografitë dokumentojë histori të periudhave dhe vendeve të ndryshme, pa lënë anash të zhdukurit e luftës.

Burim Myftiu, fotograf dhe drejtor artistik i festivalit, ka thënë në një prononcim për KALLXO.com se edicioni i sivjetmë i këtij festivali është më i veçantë.

“Hapja është bërë me 7 ekspozita, me ekspozitën për ushtarët e FSK-së, ‘Keep Calm and Smile’ (Qëndroni të qetë dhe buzëqeshni) për të vazhduar me tri ekspozita në Qendrën ‘Barabar’ dhe trilogjinë për të zhdukurit” – tha Myftiu, duke shtuar se tri ekspozita tjera në kuadër të festivalit janë hapur edhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Galerinë e Fakultetit të Arteve.

Sipas tij, përveç ekspozitave janë mbajtur edhe disa ligjërata nga krijues e fotograf të njohur. Ndërsa ka paralajmëruar edhe dy ekspozita tjera, po në kuadër të “Fotoist” që do të mbahen në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit 2024.

Në kuadër të këtij festivali është edhe ekspozita “See throught the noise” (Shihni përmes zhurmës ) e “Fondacionit VII”, një fondacion i themeluar nga fotografë të njohur botëror.

Ron Haviv, fotograf amerikan, një nga themeluesit e “Fondacioni 7”, thotë se ekspozita e këtij fondacioni për herë të parë në Kosovë po prezantohet në formën e saj të plotë.

“Ajo se çka kemi bërë me ‘Fondacioni 7’, kemi marrë një ekspozitë tradicionale të fotografive dhe e kemi quar një hap papara. Secili fotograf është pyetur se cila është fotografia që më e rëndësishme për ta si individë, por edhe që ka pasur një impakt në historinë që ata po duan ta tregojnë. Pra aty ka tekst dhe prova se si janë përdorur fotografitë së bashku me fotografët. Është një ekspozitë e veçantë që ndodhë të jetë për herë të parë që kjo ekspozitë po shihet në formën e saj të plotë këtu në Kosovë, për herën e parë”- ka thënë Haviv për KALLXO.com.

Në kuadër të “Fotoist2024”, më 3008.2024, në “Hotel Grand” është hapur edhe trilogjia (ekspozita) “Trilogji vizuale për të pagjeturit e luftës”; “Last seen” (Parë për herë të fundit) nga Hrair Sarkissiane, “Jehona të së kaluarës” nga Atdhe Mulla, “Koha randon plagën” nga Korab Krasniqi.

Kjo trilogji është hapur në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, e  cila synon ta nxisin empatinë, ndërgjegjësimin dhe një thirrje për kujtesë për të pagjeturit.

Ekspozitë “Trilogji vizuale për të pagjeturit e luftës” është bashkë organizuar nga Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë – Fotosit, forumZFD Kosova, Qendra “Barabar”, “Integra” dhe Qendra Burimore për Personat e Zhdukur.

“Duke i sjellë në dritë këto narrativa të fuqishme, Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë Fotosit synon t’i nderojë të zhdukurit dhe t’i mbështesë përpjekjet e vazhdueshme për ta zbuluar të vërtetën dhe për ta arritur drejtësinë. Këto ekspozita nënvizojnë ndikimin universal negativ të luftës dhe nevojën e vazhdueshme për paqe dhe pajtim”- thuhet në njoftim organizatorëve të ekspozitës.

Festivali do të mbahe deri më 03.09.2024.

Pamje nga Festivali ‘FOTOIST’. Foto: Kallxo.com.
Pamje nga Festivali ‘FOTOIST’. Foto: Kallxo.com.
Pamje nga Festivali ‘FOTOIST’. Foto: Kallxo.com.
Pamje nga Festivali ‘FOTOIST’. Foto: Kallxo.com.

 

“Trilogji vizuale për të pagjeturit e luftës”. Foto: Integra.