Foto: Bardha Goga/Instagram

Fotografitë e artistes nga Ferizaj që tregojnë se toka ishte symbyllur përballë COVID-19

Bardha Goga nga Ferizaj, përmes fotografive, ka përshkruar planetin tokë dhe neglizhencën që njerëzit i bënin coronavirusit derisa ky virus përfshiu botën.

“Do të ngrihemi përsëri”, Goga ka emëruar këtë projekt me 9 fotografitë e publikuara në rrjetin e saj Instagram ku shihen dy persona, njëri në formë të virusit dhe tjetri në formë të planetit tokë, por që në vete mbajnë mesazhe të ndryshme.

“Përmes këtyre fotografive artistike është paraqitur përballja e Planetit Tokë me virusin COVID- 19”, ka thënë Goga për KALLXO.com.

Në fotografitë e para shihet toka symbyllur përballë virusit Corona. Përderisa virusi afrohet, ai zgjeron hapësirën e tij dhe “pushton” tokën.

Foto: Bardha Goga/Instagram
Foto: Bardha Goga/Instagram

“Në fillim kam paraqitur tokën symbyllur përballë virusit, një neglizhencë nga njerëzit të cilët nuk besuan që ky virus do të jetë kaq i rrezikshëm”, përshkroi artistja.

Në një shikim më të thellë, fotografitë tregojnë që virusi ka “bërtitur”, por është neglizhuar nga toka, pastaj e lëshon sëmundjen dhe toka fillon të kërkojë ndihmë.

“E mbështjellë rreth vetës dhe i jep një puthje në ballë, duke lënë të nënkuptohet që toka lejoi virusin të lëshojë sëmundjen në të”, tregon tutje Goga.

Foto: Bardha Goga/Instagram

Ajo edhe me anë të ngjyrave ka dërguar mesazhe.

Pikat me ngjyrë të kuqe, Goga tha se tregojnë shtrirjen e virusit në shumë vende të botës. Ndërsa, në fund hapja e syve të tokës dhe kërkim ndihma tregojnë që tashmë është shumë vonë dhe se virusi ka përfshirë planetin.

“Pikat e kuqe tregojnë shtrirjen e sëmundjes, në vende të ndryshme të tokës. Dhe në fund shihet toka syhapur me maskë duke kërkuar ndihmë, por që tashmë është shumë vonë “, përmbylli rrëfimin ajo.

Foto: Bardha Goga/Instagram
Foto: Bardha Goga/Instagram
Foto: Bardha Goga/Instagram
Foto: Bardha Goga/Instagram
Foto: Bardha Goga/Instagram
Foto: Bardha Goga/Instagram