Fotografimi i votës në Podujevë

KALLXO.com ka siguruar një foto ku shihet fotografimi i votës nga një votues në Podujevë.

Votuesi ka zgjedhur ta votojë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me kandidatin e tyre për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari.

Ende nuk dihet nëse personi në fjalë është ndaluar nga Policia apo Prokuroria.

 

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 15:00 në komunën e Podujevës kanë votuar 29.76% të votuesve apo 26 mijë votues, nga 87 mijë e e 381 sa është numri i përgjithshëm.

Ndërsa në komunën e Mitrovicës deri në 15:00 kanë votuar 7 mijë e 62 votues, apo 30.3%, nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre.

Deri në ora 15:00 në Podujevë kanë votuar 29.76% e votuesve, në Mitrovicë 31%