Fotografim i votës në Rahovec, policia interviston votuesin

Një rast i fotografimit të votës është regjistruar në një qendër votimi në Rahovec.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Sipas saj, personi është duke u intervistuar në stacionin policor në Rahovec.

“Ju njoftoj se policia ka marrë informacion se dyshohej se në një nga qendrat e votimit në Rahovec një votues ka fotografuar votën e tij. Hetuesit Rajonal së bashku me prokurorin e shtetit kanë shkuar menjëherë në atë lokacion. Personi në fjalë është duke u intervistuar në stacionin policor në Rahovec”, ka bërë të ditur Podrimaj.