Fotografi nga vendi ku u gjet i vdekur 32-vjeçari në Ferizaj

Një kufomë e një burri të moshës 32-vjeçare është gjetur në fshatin Kishnapole të Gjilanit.

Vrasja dyshohet se vrasja është kryer në territorin e komunës së Ferizajt.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi ku është gjetur i vdekur 32-vjeçari.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari.

“Një person është arrestuar si i dyshuar. Rasti është duke vazhduar s’mundemi me dhanë informacione të tjera”, tha Jashari.

Sipas burimeve të KALLXO.com, viktima dyshohet te jete vrarë më 8 dhjetor të këtij viti.