Fotografi nga vendi i ngjarjes pas plagosjes në Pejë, Foto: KALLXO.com

Fotografi nga vendi i ngjarjes ku u plagosën dy persona në Pejë

Para pak orësh ka ndodhur një gjuajtje me armë në qytetin e Pejës ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur gjuajtje me armë.

Në fotografi e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihen patrullat e Policisë.

KALLXO.com raportoi më herët për rastin e plagosjes me armë.

“Informacionet që i kemi pranuar janë që sot rreth orës 12:20 ka ndodhur një incident në Pejë. Janë dy lënduar dy persona”, tha pak me herët zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tregoi që në këtë rast është plagosur edhe një kalimtar rasti.

“Dy personat kanë pësuar lëndime trupore në pjesën e poshtme të këmbëve dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të lënduarit sipas informacioneve të para ka qenë kalimtar rasti”, tha Gashi.