Fotografi nga protesta në fshatin Gushavc kundër Asociacionit

Disa qytetarë tashmë janë mbledhur në fshatin Gushavc në Mitrovicë në protestën e thirur nga ish- kryetari i Komunës Agim Bahtiri.

Kjo protestë u thirr nga Bahtiri për të kundërshtuar asoaciacionin e komunave me shumicë serbe.

Në këtë protestë sipas fotografive dhe pamjeve që kanë dërguar disa qytetarë shihen dhjetëra persona që janë mbledhur në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Harun Beka” në Gushavc.

“Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni famëkeq. Gjaku i dëshmorëve na thërret edhe nga varret, që të bëhemi bashkë e të mos lejojmë që armiku serb të sundojë në tokën tonë”, thuhet në ftesën e Bahtirit.

Në afërsi të shkollës janë parë edhe zyrtarë policorë si dhe karabinierët.