Foto: KALLXO.com

FOTOGALERI - PSD lyen xhamat e Qeverisë me të zezë

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion te objekti i Qeverisë së Kosovës duke lyer xhamat e ekzekutivit kosovar me ngjyrë të zezë.

Përmes aksionit, PSD tha se qytetarët dhe mediat e Kosovës janë në “terr informativ”, duke e mos qenë të informuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i PSD-së, Molliqaj tha se Kosova nuk ka pasur kurrë më parë qeveri më të mbyllur për mediat dhe opinionin publik dhe dialog më të mbyllur e jodemokratik.

Ai tha se janë të bindur që kjo qeveri është e mbyllur sepse ka çfarë të fshehë.

“Kosova nuk ka pas kurrë një Qeveri më të mbyllur për opinionin publik dhe për mediat në veçanti në dialog më të mbyllur e më jodemokratik sesa ky që e ka zhvilluar kjo qeveri, asnjëherë në histori nuk kemi pas. Prandaj ne në mënyrë simblokike i kemi lyer me të zezë xhamat e Qeverisë së Kosovës për të treguar që qytetarët dhe mediat janë në një terr informativ” – tha Molliqaj të martën para gazetarëve.

Ai foli edhe për publikimin e një drafti franko-gjerman.

“Ky plan po përdoret si mekanizëm për me e masku veprimet që po i bën në veri, po e përdorin veriun për ta shpalosur planin” – tha ai.

“Ajo që po ndodh në veri është ekstra-shqetësuese për ne për shkak se kemi instrumentalizim të dyfishtë të qytetarëve të Kosovës, në njërën anë nga Vuçiqi e në anën tjetër nga kryeministri i Kosovës” – deklaroi Dardan Molliqaj.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

Kosova dhe Serbia po vazhdojnë dialogun në Bruksel për të gjet një ujdi përfundimtare.