Fotogaleri: Pamje nga miniera e Novobërdës ku vdiqën dy minatorë

Dy minatorë kanë humbur jetën gjatë ditës së djeshme në Minierën e Artanës.

Trupi i Idriz Gerbeshit, xehetar me banim në Hajvali dhe ai i Haki Arifajt, inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc i Lipjanit, janë nxjerrë mbrëmë  pak pas mesnatës.

Tragjedia në Minierën e Artanës ku vdiqën Idriz Gerbeshi e Haki Arifaj ndodhi pas një shembje që ka ndodhur në galeritë e minierës.

Minatorën në momentin e shembjes së dheut ishin në horizontin e katërt, punishtja 24/9.

Gjatë ditës, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolegëve të të ndjerëve.

Kurti ka vendosur që për familjet e inxhinierit Haki Arifi e xehetarit Idriz Gërbeshi, që vdiqën nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës të ndajë nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin.

Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

Më poshtë mund të shihni një fotogaleri nga KALLXO.com, e cila u realizua dje nga vendi ku vdiqën dy minatorët.