FOTOGALERI – Hetuesit e Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar mëngjesin e sotëm kanë nisur operacione në Prishtinë duke kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në vend të ngjarjes dhe sjell fotografi dhe video nga ky operacion.

 

Foto: KALLXO.com

Rreth shtëpisë së Krasniqit shihen forca të shumta hetuesish.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar të mërkurën se aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

Sipas tyre, operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Jakup Krasniqi, ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më poshtë i shihni pamjet nga vendi i ngjarjes, të realizuara nga KALLXO.com: